Botë

OKB, dënon përdorimin e bombave fuçi në Siri

23.06.2015 16:42

Hetuesit e Kombeve të Bashkuara kanë dënuar përdorimin e bombave fuçi në luftën e Sirisë...

Paulo Pinheiro, i cili kryeson komisionin hetimor të situatës së të drejtave të njeriut, ka thënë sot se “dështimi i palëve luftuese për të mbrojtur civilët ka çuar në vuajtje të papërshkrueshme”.

Pinheiro ka shprehur zemërim të veçantë për, siç ka thënë, efektin shkatërrues që kanë rrethimet e banorëve nga forcat qeveritare, nga grupet e armatosura anti-regjim dhe nga militantët e “Shtetit Islamik”(IS).

Mbi 230,000 njerëz kanë humbur jetën në luftën e Sirisë, e cila ka nisur qysh në mars të vitit 2011.

Mbi 10 milionë, ndërkaq, janë larguar nga shtëpitë e tyre.

LEUNORA KALIQI