Vardari e mbyll aventurën në Ligën e Kampionëve

29.10.2026 13:00

Klubi më i trofeshëm maqedonas i hendbollit, Vardari 1961, barazoi me Melsungenin me rezultatin 26:26.

Klubi më i trofeshëm maqedonas i hendbollit, Vardari 1961, barazoi me Melsungenin me rezultatin 26:26 (14:12), duke u përshëndetur denjësisht nga Liga e Kampionëve. Hendbollistët e Vardarit patën sulmin e fundit të ndeshjes, por gjyqtarët, pas një shqyrtimi të gjatë të pamjeve filmike, vendosën se nuk kishte elemente për të akorduar një shtatmetërsh pas ndërhyrjes së skuadrës gjermane. Kështu, Melsungeni arriti të marrë një pikë në transfertën në Shkup.
 
Faduili ishte më efikasi te Vardari me shtatë gola, ndërsa Vallahu e përfundoi ndeshjen me 15 pritje. Sezoni i rikthimit në elitën evropiane nisi me katër humbje për Vardarin, ndërsa në fund të fazës së grupeve skuadra regjistroi një fitore dhe një barazim. Ky rezultat i përshtatej edhe Melsungenit, i cili siguroi një vend në fazën e plejofit.
 
Wisła Płocku me tetë pikë dhe Melsungeni me shtatë pikë vazhdojnë garën në plejof, ndërsa Nantesi me gjashtë dhe Vardari me tri pikë kalojnë në Ligën Evropiane të EHF-së.