Përzgjedhësi Lazarov publikoi listën për fillimin e kualifikimeve për EURO 2028

29.10.2026 13:03

Përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut në hendboll për meshkuj e presin ndeshjet e para kualifikuese për Kampionatin Evropian EHF EURO 2028....

Përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut në hendboll për meshkuj e presin ndeshjet e para kualifikuese për Kampionatin Evropian EHF EURO 2028. Në fillim të nëntorit, Maqedonia do të zhvillojë dy ndeshje: kundër Luksemburgut në shtëpi dhe kundër Greqisë në transfertë. Përzgjedhësi i përfaqësueses, Kiril Lazarov, publikoi listën e shkurtuar të hendbollistëve për grumbullimin dhe dy ndeshjet e ardhshme.
 
Risia më e madhe është ftesa e parë për Dmitro Horihën, i cili së fundmi mori miratimin e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF) për të luajtur për përfaqësuesen. Në listë mungojnë dy lojtarët me përvojë, Zharko Peshevski dhe Nikola Mitrevski. Peshevski nuk figuron fare në listë, ndërsa Mitrevski është vendosur në listën e rezervave.
 
Përveç Horihës, i vetmi hendbollist tjetër që luan jashtë vendit është Martin Tomovski, portieri i skuadrës gjermane Bietigheim, pjesë e Bundesligës.Grumbullimi i hendbollistëve të Maqedonisë së Veriut do të mbahet më 1 nëntor 2026 (e diel), në orën 14:30, në hotelin “Aleksandar Palace” në Shkup.