Vardari kërkon fitore zyrtare ndaj Tikveshit
29.10.2026 13:10
Vardari pësoi eliminimin e hershëm nga Kupa e Maqedonisë për të dytin vit radhazi....

Vardari pësoi eliminimin e hershëm nga Kupa e Maqedonisë për të dytin vit radhazi. Megjithatë, vetëm disa orë pas humbjes nga Tikveshi në terrenin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), klubi shkupjan publikoi një njoftim të papritur.
“Kuqezinjtë” pretendojnë se Tikveshi luajti në ndeshjen e sotme në Shkup me një futbollist që nuk kishte të drejtë të paraqitej në Kupë. Nëse vërtetohet se ka pasur shkelje të rregullave, Vardari mund ta fitojë ndeshjen në tavolinë. Tikveshi fitoi sot si mysafir me rezultatin 3:1 dhe siguroi kualifikimin në çerekfinale të Kupës.
Megjithatë, nëse do të jetë mes tetë skuadrave më të mira të këtij kompeticioni, do të vendosë Komisioni Disiplinor i FFM-së. Vardari dorëzoi zyrtarisht ankesën mbrëmjen e sotme, duke pretenduar se është bërë një shkelje e rregullores. Përgjigjja përfundimtare pritet të mësohet gjatë ditëve të ardhshme.
“Përfaqësuesi i FK Vardar AD, në ndeshjen Vardar – Tikvesh (1:3), ka njoftuar në procesverbalin e ndeshjes se do të paraqesë ankesë për aktivizimin e parregullt të një futbollisti të skuadrës mysafire”, thuhet në njoftimin e shkurtër të Vardarit, ku nuk bëhet i ditur emri i futbollistit në fjalë.
