Genoa mposht Juventusin

29.10.2026 13:23

Genoa ka festuar një fitore të madhe në “Luigi Ferraris”, duke mposhtur Juventusin me rezultatin 2-0...

Genoa ka festuar një fitore të madhe në “Luigi Ferraris”, duke mposhtur Juventusin me rezultatin 2-0 dhe duke i shkaktuar një tjetër goditje skuadrës së Luciano Spallettit. Golat e Ehizibue dhe Baldanzit në pjesën e parë i dhanë tri pikë të rëndësishme ekipit të Daniele De Rossit, që ngjitet në kuotën e 10 pikëve.
 
Për Juventusin, ndërkohë, kjo ishte një mbrëmje për t’u harruar. Bardhezinjtë zhgënjyen me paraqitjen e tyre, ndërsa pozitat e Spallettit në stol duken gjithnjë e më të lëkundura. Nga minuta e 41-të në radhët e vendasve u aktivizua edhe Mario Mitaj, duke fituar kështu derbin e shqiptarëve përballë Zhegrovës, që u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë.