Maqedoni
Strugë, zjarr në pishinën e mbyllur, shpëton për pak Shkolla “Vëllezërit Milladinov”
23.06.2015 17:16
Zjarri ka kapluar mbrëmë pishinën e mbyllur në Strugë, duke rrezikuar edhe objektin e Shkollës Fillore “Vëllezërit Milladinov”, që gjendet ngjitur me pishinën...

Flaka përfshiu çatinë e palestrës, duke rrezikuar seriozisht rezervuarët e naftës që përdoren për ngrohje. Zjarrfikësit kanë intervenuar menjëherë, duke shmangur dëmet më të mëdha.
Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi zjarrin në pishinën e mbyllur dhe as shuma e dëmit të shkaktuar.
Për momentin drejtuesit e shkollës janë të kënaqur me faktin që shpëtoi ndërtesa e shkollës, pasi në të kundërtën, do të shkatërrohej objekti në të cilin mësojnë rreth 1200 nxënës.
