Maqedoni

Integrimi në BE, Mucunski: Në bazë të meritave, zgjidhja me Bullgarinë, me garanca

29.10.2026 14:59

Integrimi në BE të bazohet në besueshmëri dhe në merita....

Integrimi në BE të bazohet në besueshmëri dhe në merita. Këtë e përsëriti ministri i Jashtëm, Timço Mucunski, pas takimit bilateral me homologun e tij nga Sllovakia, Juraj Bllanar. Ai u ndal edhe në çështjet bilaterale me Bullgarinë që aktualisht paraqet pengesë në vazhdimin e procesit eurointegrues të vendit. Shtoi se Qeveria jonë mbetet e përqendruar për dialog fqinjësor. Mucunski decid se ekzekutivi nuk do të pranojë ndonjë vendim sa për ta sanuar problemin përkohësisht, dhe që në kohë afatgjate lejon që shteti të vihet sërish në probleme bilaterlale me fqinjin lindor. 
 
“Pritshmëria jonë si shtet është e qartë: integrimi evropian të bazohet në kredibilet, parashikueshmëri dhe i bazuar në sistem të meritave, ndërsa progresi të vlerësohet sipas kritereve të vërtetuara dhe standardeve. Mbetemi të përkushtuar në kanalet e hapura për dialog me fqinjin lindor dhe të gatshëm të japim kontributin tonë drejt progresit të marrëdhënieve dypalëshe. Njëkohësisht vlerësojmë se është e nevojshme dinamikë më e fuqishme e integrimit evropian  për tërë rajonin, në veçanti edhe qasja jonë në Bashkimin Evropian.”, - deklaroi ministri i Jashtëm, Timço Mucunski.
 
Ministri i Sllovakisë, Bllanar: Rajonit i duhet sinjal i qartë për integrim real
 
Këtij rajoni duhet t’i jepet sinjal i qartë se integrimi në BE është real, tha ministri sllovak, Bllanar, duke shtuar se nëse nuk ndodh kjo, rriten frustracionet e aspiruesve. Siguron se vendi i tij mbron parimin që në integrim të  mos bëhen dallime midis shteteve, por ecuria të shkojë sipas gatishmërive të vendeve që garojnë për në BE.
 
“Nga ana e Sllovakisë, Maqedonia ka mbështetje të madhe për integrim në BE. Ky është roli ynë që e kemi vërtetuar qysh në samitin e Selanikut dhe sot mund të themi se nuk është implementuar aq ajo që u dakrodua. Dua të them edhe para mediave se Sllovakia është kundër çdo lloj standardi të dyfishtë në aderimin drejt BE-së. Ne nuk mund të pranojmë se integrimi në BE që  është krijuar mbi standardet evropiane, ka kritere të ndryshme për shtete të ndryshme.”, - theksoi ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Juraj Bllanar.
 
Në këtë kontekst, ministri sllovak e llogariti vendin tonë të suksesshëm në implementimin e Planit të Rritjes dhe sipas tij, kjo i lejon RMV-së arritje në qëllimin shtetëror që varet nga implementimi i reformave dhe kushtet e nevojshme për integrim.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU