Dita botërore e sulmeve në tru, rreth 5 mijë raste në vit të sulmeve në tru

29.10.2026 15:37

Rreth 5 mijë raste me sulme në tru regjistrohen në nivel vjetor në RMV dhe në rritje është edhe numri i pacientëve nën 50 vjeç...

Rreth 5 mijë raste me sulme në tru regjistrohen në nivel vjetor në RMV dhe në rritje është edhe numri i pacientëve nën 50 vjeç, u potencua  me rastin e 29 tetorit, Ditës botërore të sulmeve në tru. Nga Klinika e Neurologjisë theksojnë se një nga problemet më të mëdha është se pacientët me goditje në tru shpesh paraqiten vonë, pasi periudha në të cilën terapia mund të ketë efektin më të mirë ka kaluar. Ndër simptomat e para janë: një rënie ose ulje e njërës anë të fytyrës, dobësi e njërit krah dhe të folur të paqartë ose vështirësi në shqiptimin e fjalëve.
 
“Kemi pranuar pacientë, pas diagnostikimit është vërtetuar astenia e arteries karotide të shkallës së lartë dhe ky pacient është pranuar menjëherë për kontrolle shtesë dhe trajtim të mëtutjeshëm. Më vjen mirë që ky pacient pa simptome dhe ishte me rrezik të lartë të marrë sulm në tru dhe mund të ishte fatal. Gjatë ditës së djeshme, 160 pacientë janë kontrolluar në klinikën tonë dhe tek 40 për qind e pacientëve është gjetur problem dhe gjatë javës së ardhshme do t’i thërrasim për kontrolle shtesë.”, - theksoi drejtori në Klinikën e Neurologjisë, Jovan Bozhinovski.
 
Neurologët me këtë rast rekomandojnë për marrjen e terapisë në kohë, mënyrë e shëndetshme e jetesës me ushqim cilësor dhe aktivitet fizik, ndërsa apelojnë që në simptomat e para qytetarët të thërrasin në numrin 194, sepse në një sulm  në tru, çdo minutë do të thotë humbje e miliona qelizave nervore dhe sa më shpejt të fillojë trajtimi, aq më të mëdha janë shanset për shërim.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI