Maqedoni
Përfaqësuesit e Policisë Pyjore kërkojnë armë dhe uniforma
23.06.2015 17:21
Konferenca e organizatave sindikale, ku janë anëtarë edhe përfaqësues të Policisë Pyjore, kërkojnë të miratohen rregullore...

Konferenca e organizatave sindikale, ku janë anëtarë edhe përfaqësues të Policisë Pyjore, kërkojnë të miratohen rregullore për mbajtjen e armëve të zjarrit dhe për mbajtjen e uniformave të Policisë Pyjore.
Goçe Delçev nga Konferenca e Organizatave Sindikale sot deklaroi se para gjashtë muajve kanë parashtruar kërkesë në Ministrinë e Bujqësisë dhe se deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
“Të punësuarit në policinë pyjore, nuk janë persona të autorizuar zyrtarë as nuk janë persona nëpunës shtetërorë dhe pa asnjë bazë janë të angazhuar në vendin e tyre të punës. Sistematizimi në të cilin ata u gjendën është përgjigje e asaj që qytetarët në Maqedoni çdo ditë e më pak shohin pjesëtarë të Policisë Pyjore, pra persona adekuat me uniformë. Ne kemi bërë kërkesë për këtë, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje”- tha Goçe Delçev nga Konferenca e Organizatave Sindikale.
Nga Konferenca e Organizatave Sindikale iniciojnë të bëhet edhe një marrëveshje kolektive, me të cilën do të përfshihen të punësuarit në Policinë Pyjore.
Nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave njoftojnë se në vijim është përgatitja e rregullores në pajtim me vendimet ligjore.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
