Zgjedhjet e parakohshme në Bërvenicë
Kandidatët për kryetarë të Komunës së Bërvenicës...

Kandidatët për kryetarë të Komunës së Bërvenicës, Stojan Radiçevski dhe Arkin Jahija, vazhdojnë me prezantimin e ofertës së tyre programore për qytetarët e Bërvenicës.
“Do ta pajisim njësinë anti zjarr dhe do të krijojmë oborre më të sigurta në shkolla. Bërvenica ka fuqi dhe kjo fuqi jeni ju, të rinjtë, familjet, prindërit dhe gjyshërit tanë. Njerëzit që çdo ditë punojnë, e krijojnë dhe ndërtojnë këtë komunë. Komuna jonë është shembull se kur keni një qëllim të përbashkët mund që t’i realizojmë ëndrrat tona në realitet. Andaj, sot para jush nuk qëndroj me premtime të zbrazëta.”, - deklaroi kandidati i VMRO-DPMNE-së, Stojanço Radiçevski.
“Prej 11 gushtit, prej kur më shpallën si kandidat të koalicionit AKI, ne kemi vizituar çdo fshat, çdo vendbanim, çdo lagje nga Gurgurnica deri në Sedllarcë të Poshtme dhe i kemi marrë për bazë kërkesat dhe nevojat e qytetarëve. Dhe ne nga ato kërkesa kemi hartuar një planprogram zhvillimor zgjedhor. Vizioni im me këtë program është që të kemi qeverisje funksionale, zhvillim dhe vende të reja të punës për fëmijët dhe familjet, fshatra me perspektivë.”, - theksoi kandidati i AKI-së, Arkin Jahiji.
