Botë
Veliaj i PS-së, fitues i zgjedhjeve në Tiranë, Halim Kosova i PD-së pranon humbjen
23.06.2015 17:33
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 57 bashki në zgjedhjet lokale në Shqipëri, ku fitues i zgjedhjeve rezulton blloku i majtë i udhëhequr nga kryeministri, Edi Rama...

E majta ka fituar në 42 komuna, ndërsa në 14 fitues janë kandidatët e së djathtës opozitare dhe 1 i partisë së minoritetit grek "Mega".
Kandidati i së majtës, Erion Veliaj, ka fituar edhe në Tiranë, ndërsa humbjen tanimë e ka pranuar edhe kundërkaditati i tij nga partia demokratike, Halim Kosova, i cili ia ka uruar Veliajt fitoren në kryeqendrën shqiptare.
