Maqedoni

Freedom House: bie niveli i demokracisë në Maqedoni

23.06.2015 18:00

Maqedonia, është mes vendeve që ka vazhduar të ketë rënie në nivelin e demokracisë, ashtu si edhe një vit më parë...

Maqedonia, është mes vendeve që ka vazhduar të ketë rënie në nivelin e demokracisë, ashtu si edhe një vit më parë, veçanërisht në kategoritë e procesit elektoral dhe shoqërisë civile, thuhet në raportin më të ri të Organizatës Ndërkombëtare, Freedom House.

Në raport, mes tjerash, thuhet se zgjedhjet presidenciale dhe ato të parakohshme parlamentare të prillit të vitit 2014 u shoqëruan nga njëanshmëria pro-qeveritare nga ana e medias dhe abuzimi me burimet administrative, duke sjellë si rezultat një tjetër bojkotim afatgjatë të parlamentit nga ana e opozitës.

Qeveria, thuhet në raport, vazhdoi të zbatonte një numër reformash institucionale të kërkuara nga Bashkimi Evropian, por zhvillimet shqetësuese të viteve të fundit kanë vënë në pikëpyetje përkushtimin e partisë në pushtet ndaj pluralizmit politik dhe demokracisë.

Gjatë gjithë vitit 2014, grupet e shoqërisë civile dhe lëvizjeve spontane popullore u përpoqën pa sukses të kundërshtonin propozimet problematike qeveritare dhe përfshirë legjislacion që minon pavarësinë e universiteteve.