Ronaldo vazhdon ndjekjen e shifrës prej 1.000 golash

30.10.2026 11:00

Ylli portugez i futbollit Cristiano Ronaldo vazhdon rrugëtimin drejt shifrës historike prej 1.000 golash në karrierë...

Ylli portugez i futbollit Cristiano Ronaldo vazhdon rrugëtimin drejt shifrës historike prej 1.000 golash në karrierë, pasi realizoi një hat-trick në fitoren 5:3 të Al-Nassr ndaj Al-Kholood, në kuadër të Ligës Profesionale Saudite. 
 
Të tre golat, Ronaldo i shënoi në pjesën e dytë në stadiumin Al-Awwal Park. Ai realizoi në minutat 66, 72 dhe 81, duke i siguruar fitoren skuadrës së tij. Me këtë hat-trick, portugezi 41-vjeçar arriti në kuotën e 985 golave në ndeshje zyrtare gjatë karrierës së tij, duke iu afruar edhe më shumë objektivit historik që ndjek prej disa vitesh.