NBA, fitorja e parë për New Orleans, Memphis vazhdon pa humbje
30.10.2026 11:01
Basketbollistët e Memphis Grizzlies fituan sot në transfertë ndaj Portland Trail Blazers me rezultatin 124:103...

Basketbollistët e Memphis Grizzlies fituan sot në transfertë ndaj Portland Trail Blazers me rezultatin 124:103, duke regjistruar fitoren e pestë në po aq ndeshje në fillim të sezonit të ri të NBA-së. Memphis u udhëhoq nga Cameron Boozer, i cili realizoi tripëll-dabëllin e parë në karrierën e tij, me 18 pikë, 12 kërcime dhe 12 asistime.
Grizzlies patën edhe shtatë lojtarë të tjerë me pikë dyshifrore, përfshirë tre basketbollistë nga stoli. Isaiah Stewart ishte më i dalluari ndër rezervistët e Memphis me 18 pikë. Në radhët e Portlandit, që tani ka bilancin 3 fitore dhe 1 humbje, më i miri ishte Deni Avdija me 24 pikë.
Në ndeshjet e tjera të zhvilluara sot, sipas orës së Evropës Qendrore:- Basketbollistët e New Orleans Pelicans fituan në shtëpi ndaj Sacramento Kings me rezultatin 132:120, duke regjistruar fitoren e parë pas katër humbjeve radhazi në fillim të sezonit. Më i dalluari në skuadrën fituese ishte Jeremiah Fears me 22 pikë. Sacramento Kings, që pësuan humbjen e pestë, u udhëhoqën nga Darius Acuff me 34 pikë dhe 12 asistime.
Ndërkohë, Atlanta Hawks mposhtën në parketin e tyre Cleveland Cavaliers me rezultatin 114:111. Atlanta ndërpreu serinë prej tri humbjesh radhazi dhe tani ka bilancin 3 fitore e 3 humbje. Në të njëjtën kohë, Hawks ndalën serinë prej tri fitoresh radhazi të Clevelandit. Cavaliers tani kanë regjistruar tri fitore dhe dy humbje.
