Maqedoni

Shkup, vetëdigjet një vajzë në parkun e qytetit

23.06.2015 18:05

Në parkun e qytetit në Shkup është vetëdjegur një vajzë e moshës rreth 30 vjeçare...

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13, ndërsa një grua e moshuar është dëshmitare e vetme që e ka parë këtë akt trishtues dhe menjëherë ka kërkuar ndihmën e shpejtë dhe policinë.

Arritja e ndihmës së shpejtë në vendin e ngjarjes vetëm ka konstatuar vdekjen, ndërsa nuk është publikuar identiteti dhe motivet për kryerjen e këtij akti.

Policia ka konfirmuar incidentin, ndërsa po punon në zbulimin se me çfarë lënde djegëse është djegur vajza.

Ky është rast i parë që dikush të vetëdigjet në vend publik në Maqedoni.