Ekonomi

Rriten çmimet e naftës mes shqetësimeve për sulme të reja amerikane ndaj Iranit

30.10.2026 13:13

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar rritje...

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar rritje, mes shqetësimeve për mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve të reja ushtarake amerikane ndaj Iranit.
 
Nafta e llojit “Brent”, që shërben si referencë për tregun ndërkombëtar, tregtohej në orët e para të ditës me 116,43 dollarë për fuçi, duke shënuar një rritje prej 1,35 për qind krahasuar me mbylljen e një dite më parë.
 
Rritja e çmimeve vjen pas raportimeve se presidenti amerikan Donald Trump ka diskutuar me drejtues të lartë ushtarakë mundësinë e operacioneve të reja kundër Iranit.
 
Sipas gazetës The Wall Street Journal, admirali Brad Cooper, kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), i ka paraqitur Trumpit disa alternativa ushtarake gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë.
 
Gazeta, duke iu referuar zyrtarëve amerikanë, raporton se diskutimet mund të sinjalizojnë përgatitje për një operacion më të gjerë ushtarak. Megjithatë, nuk është konfirmuar ndonjë vendim përfundimtar për nisjen e sulmeve të reja ndaj Iranit.