Maqedoni
Qëndrimi bullgar mbi integrimin e RMV-së, Jotova: Nuk lëviz asnjë milimetër nga e dakorduara
30.10.2026 15:29
Dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Bullgari, dy kandidatët për president Jotova dhe Gjurov me pasqyrë politike ndaj RMV-së....

Dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Bullgari, dy kandidatët për president Jotova dhe Gjurov me pasqyrë politike ndaj RMV-së. Jotova decide, se në raport me RMV-në, nuk do të dalë aspak jashtë kritereve të njohura dhe se do të insistojë në plotësimin e kushteve edhe para partnerëve evropianë.
“Sa i përket pozicionit nacional, në mua shihni një njeri i cili nuk do të lëvizë asnjë centimetër nga ajo që është dakorduar.”, - deklaroi kandidati për president në Bullgari, Ilijana Jotova.
Gjurov: Propozimin francez, pozicion evropian
Edhe Gjurov me qëndrim se zhvillimet duhet të bëhen sipas marrëveshjes në fuqi, respektivisht propozimit francez, i cili është pozicion evropian.
“Fakt është se për momentin kemi marrëveshje të cilën të gjithë e përkrahin pa rezervë, duke përfshirë edhe ata që në një kohë e kanë kritikuar.”, - theksoi kandidati për president në Bullgari, Andrej Gjurov.
Ditëve të fundit në vend është shtuar ardhja e diplomatëve të huaj. Një ditë më parë në mbështetje të RMV-së doli edhe ministri i Jashtëm i Sllovakisë. Ai është i mendimit se rajoni duhet t’i jepet sinjal i qartë se integrimi në BE është real, duke shtuar se nëse nuk ndodh kjo, rriten frustracionet e aspiruesve. Edhe Sllovakia mbron parimin që në integrim të mos bëhen dallime midis shteteve, por ecuria të shkojë sipas gatishmërive të vendeve që garojnë për në BE.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
