Izrael, blloku i Netanjahut fitoi 53 vende në Parlament
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu...

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, akuzoi partitë e udhëhequra nga arabët për "vjedhje" të zgjedhjeve pasi rezultatet përfundimtare treguan se blloku i tij ka humbur shumicën në Parlament dhe nuk do të jetë në gjendje të formojë qeveri. Blloku i Netanjahut ka fituar 53 mandate në Parlamentin e Izraelit, i cili ka gjithsej 120 vende, dukshëm më pak se 68 mandatet që kontrollonte në kulmin e tij në përbërjen e kaluar parlamentare. Opozita kryesore ka siguruar 48 mandate, ndërsa partitë e udhëhequra nga arabët kanë fituar 19 mandate.
“Njëmbëdhjetë lista e kanë kaluar pragun zgjedhor. Lista Likud ka fituar 27 mandate, lista Jashar 21 mandate, lista “Së bashku” 12 mandate, “Lista e Përbashkët” 11 mandate, lista Demokratët 8 mandate, ndërsa lista Ra’am gjithashtu 8 mandate.”, - deklaroi drejtori i përgjithshëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Izraelit, Din Livne.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka akuzuar partitë e udhëhequra nga arabët se kanë “vjedhur” zgjedhjet, ndoshta edhe me ndihmën e huaj.
Këto akuza vijnë pasi rezultatet përfundimtare treguan se blloku i tij ka humbur shumicën parlamentare dhe nuk do të jetë në gjendje të formojë Qeverinë. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
