Ambasadorja e BE-së: Dhuna në protesta, e papranueshme
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka reaguar për ngjarjet e fundit në Shqipëri, duke theksuar se dhuna gjatë protestave është e papranueshme. Ajo njëherësh ka theksuar edhe domosdoshmërinë që institucionet të kenë kapacitetet e duhura për të dëgjuar dhe trajtuar pakënaqësitë e qytetarëve.

"Kjo nuk duhet të ndodhë në shtetet demokratike. Kjo nuk duhet të ndodhë në vende ku mbrojmë demokracinë tonë. Nuk duhet të ketë dhunë në rrugë. Pakënaqësitë e qytetarëve duhet të trajtohen dhe është e domosdoshme të trajtohen brenda institucioneve demokratike, të cilat, nga ana e tyre, kanë detyrën, kapacitetin dhe duhet të dëshmojnë se janë në gjendje t’u përgjigjen këtyre pakënaqësive. Gjithashtu, duhet të angazhohemi me të rinjtë, me shoqërinë civile, me të gjithë, për t’i përfshirë dhe për t’u shpjeguar rregullat e lojës së demokracisë. Nuk mund t’i trajtojmë këto pakënaqësi duke shkatërruar pronën publike dhe private dhe duke cenuar rendin dhe qetësinë publike, dhe as nuk duhet të luftojmë në këtë mënyrë për to.”, - deklaroi ambasadorja e BE-së në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa.
Ndërkohë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vendosur edhe mëngjesin e kësaj të premte sofrën e gurtë për dialog me protestuesit. “Mirëmëngjesi!”, ka shkruar kreu i Qeverisë krahas videos së publikuar në rrjetet sociale.
Ndërkohë Partia Demokratike do të organizojë protestën e nesërme përballë kryeministrisë. Në një deklaratë për mediat, ditën e sotme kreu i PD-së, Sali Berisha, u bëri thirrje militantëve partiakë nëpër rrethe që t’i bashkohen protestës. (Fitore Nagavci, TVM2)