Zgjedhjet e parakohshme në Bërvenicë

30.10.2026 18:21

Kandidatët për kryetar të Komunës së Bërvenicës...

Kandidatët për kryetar të Komunës së Bërvenicës përmbyllin fushatën zgjedhore, në prag të zgjedhjeve të parakohshme që mbahen më 30 tetor. Arkin Jahiji nga AKI dhe Stojanço Radiçevski nga VMRO-DPMNE kanë përcjellë mesazhet e tyre të fundit drejtuar qytetarëve, duke prezantuar qëndrimet dhe zotimet për të ardhmen e komunës.

“Kur bashkohemi rreth një qëllimi të përbashkët, mund të arrijmë shumë. Përvojat tona na kanë dëshmuar se dallimet ekzistojnë, por ato nuk duhet të jenë më të forta se dashuria për vendin tonë dhe përgjegjësia që kemi ndaj së ardhmes së tij. Sot më shumë se kurrë duhet ta kuptojmë se Bërvenica është mbi secilin prej nesh, dhe e ardhmja e saj është përgjegjësi e të gjithëve, bindjet dhe dallimet tona nuk duhet të na ndajnë aty ku na bashkon interesi i përbashkët.”, - deklaroi kandidati i AKI-së, Arkin Jahiji.

“Pres mbështetjen e të gjithë banorëve, t’i realizojmë projektet e nisura dhe të vazhdojmë ato projekte që i kemi premtuar në program, gjegjësisht që janë parashikuar në program dhe t’i realizojmë plotësisht. Parashikojmë dy kopshte për fëmijë. Njëra është në Bërvenicë, zgjerimi i së njëjtës duke rritur kapacitetet për kujdesin e fëmijëve. Edhe një kopsht tjetër për fëmijë, e cila është në fazë realizimi, këtë e kam përmendur disa herë, është nënshkruar marrëveshje me realizuesin.”, - theksoi kandidati i VMRO-DPMNE-së, Stojanço Radiçevski.