Bruksel, raund i ri i bisedimeve Kosovë-Serbi
Në Bruksel ka filluar takimi i radhës i dialogut politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë...

Fillimisht, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, ka zhvilluar takime të ndara me delegacionet e Serbisë dhe Kosovës.
Më pas, Delegacioni i Kosovës udhëhequr nga kryeministri, Isa Mustafa, dhe ai i Serbisë nga kryeministri, Aleksandar Vuçiç, kanë filluar takimin e përbashkët. Takimi i sotëm duket shumë i vështirë, ndërsa dy delegacionet janë pajtuar vetëm për çështjen e sigurimit të automjeteve.
“Atmosfera është e tensionuar dhe e vështirë për shkak të pritjeve të mëdha nga bisedimet. Delegacioni serb është duke u përballur me presion të lartë për arritje të rezultateve në afrimin e qëndrimeve. Asociacioni i komunave serbe është çështja kryesore”- ka thënë Dejan Vladisavljeviq, shef i Zyrës serbe për Koordinim të Procesit të Kthimit me Prishtinën.
Sipas tij, në pjesën e dialogut për energjetikën pala kosovare ka tentuar “të dalë nga pjesa e bisedimeve teknike”.
