Sonte nata e dytë e “Akordeve të Kosovës”, drejtpërdrejt nga Prishtina, ekskluzivisht në TVM2

31.10.2026 16:29

Rikthimi i “Akordeve të Kosovës” pas 31 vjetësh ka rikthyer në vëmendje një traditë të çmuar të muzikës shqiptare, duke bashkuar artistët, krijimtarinë bashkëkohore dhe trashëgiminë muzikore.

Festivali emblemë i trashëgimisë muzikore shqiptare, “Akordet e Kosovës”, vazhdon sonte me natën e dytë, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt nga Prishtina në Programin e Dytë të Televizionit të Maqedonisë (TVM2).
 
Pas spektaklit madhështor të natës së parë, që solli emocione, interpretime të veçanta dhe një realizim të nivelit të lartë artistik, sonte festivali vazhdon me garën muzikore dhe shpalljen e fituesit.
 
Rikthimi i “Akordeve të Kosovës” pas 31 vjetësh ka rikthyer në vëmendje një traditë të çmuar të muzikës shqiptare, duke bashkuar artistët, krijimtarinë bashkëkohore dhe trashëgiminë muzikore.
 
Festivali po transmetohet në TVM2 me të drejta ekskluzive për territorin e Maqedonisë së Veriut, të siguruara nga Radiotelevizioni i Kosovës (RTK), në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet dy transmetuesve publikë.
 
Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve programore dhe institucionale ndërmjet Radiotelevizionit të Maqedonisë (RTM) dhe Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), me synimin për të afruar publikun përmes kulturës dhe projekteve të përbashkëta.
 
Festivali do të vazhdojë edhe më 1 nëntor, me natën e tretë, kushtuar krijimtarisë muzikore për fëmijë.
 
Sonte, 31 tetor – “Akordet e Kosovës”, nata e dytë, drejtpërdrejt nga Prishtina, ekskluzivisht në TVM2!
 
Një skenë që bashkon artistët, muzikën dhe publikun shqiptar.