Maqedoni

Bruksel, Sheqerinska takon Mogerinin

23.06.2015 18:43

Zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmila Shekerinska, ka realizuar një takim me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, Federika Mogerinin, në Bruksel...

Në takim, siç njoftojnë nga LSDM, është bërë fjalë për mënyrat e zgjidhjes së krizës së thellë politike, gjatë së cilës Shekerinska ka përcjellë pozicionet e opozitës, krijimin e kushteve minimale për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike në këtë periudhë deri në muajin prill të vitit të ardhshëm, që nënkupton lirim të institucioneve nga kontrolli partiak i imponuar nga Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij.
 
Shekerinska i ka përcjellë Mogerinit se prej këtu janë të arsyeshme argumentet se është e patjetërsueshme dorëheqja e Gruevskit gjashtë muaj para zgjedhjeve. 
 
Nënkryetarja e LSDM-së ka shprehur kënaqësi nga sugjerimet e përmbajtura në raportin e grupit të ekspertëve të udhëhequr nga ish drejtori i Drejtorisë për Zgjerim, Rajnhard Pribe. Lidhur me raportin e Pribe, qeveria paralajmëron se do t`i hulumtojë sugjerimet nga ky raport.
 
“Me përkushtim e hulumtuam raportin. Sugjerimet e komisionit do të mësohen në themel dhe gjithsesi do të shfrytëzohen në kuadrin e reformave të cilat në vazhdimësi po i realizojmë me implementimin e standardeve evropiane dhe afrim kah Bashkimi Evropian. Do ta shfrytëzojmë këtë periudhë për përparimin në të gjitha sferat që janë pjesë nga bisedimet për anëtarësim në BE. Raportet dhe diskutimet e Këshillit të BE-së janë mundësi për një dialog më intensiv. Ky është edhe një mobilizim shtesë për administratën, e cila po punon në reformat”- deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev.