Avokati i Popullit do të pranojë denoncime për shkelje të së drejtës zgjedhore
Zyra rajonale e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur...

Zyra rajonale e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur, ndërsa qytetarët do të mund të denoncojnë shkelje eventuale të së drejtës zgjedhore.
Nga zyra e Avokatit të Popullit rikujtojnë se votimi është e drejtë e garantuar me Kushtetutë, i lirë dhe i fshehtë, ndërsa çdo shkelje apo presion ndaj votuesve përbën vepër të dënueshme, për të cilën do të ndërmerren masa urgjente.
Zyra rajonale në Tetovë do të jetë e hapur nga ora 07:00 deri në orën 19:00. Qytetarët do të mund t'i paraqesin denoncimet personalisht në zyrë ose përmes telefonit në numrin 044 344-082.
Nga Avokati i Popullit informojnë se do të ndërmarrin masa urgjente për të siguruar veprim efektiv të organeve dhe institucioneve kompetente në mbrojtjen e të drejtave të garantuara të qytetarëve gjatë procesit zgjedhor.
