Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, arrestohen gjashtë persona, dy në kërkim

01.11.2026 14:21

Gjashtë persona janë arrestuar, tre të tjerë janë proceduar...

Gjashtë persona janë arrestuar, tre të tjerë janë proceduar penalisht dhe dy janë shpallur në kërkim pas akteve të dhunës gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme në Tiranë.
 
Sipas Policisë, protestuesit kundërshtuan dhe goditën me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike punonjësit e Policisë, bllokuan qarkullimin dhe dogjën kazanë mbeturinash.
 
“Arrestohen 6 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë dhe shpallen në kërkim 2. Sekuestrohen bomba molotov.”- thuhet në njoftimin e policisë.
 
Specialistët për Hetimin e Krimit, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
 
Kryeministri Edi Rama përsëri sot ftesën për dialog ndaj studentëve dhe pedagogëve që vijojnë protestën, duke shprehur gatishmërinë e qeverisë për të shqyrtuar propozimet e tyre dhe për të adresuar shqetësimet e ngritura.