Zgjedhje të parakohshme në Bërvenicë, KShZ: Deri në orën 13 votuan 4518 qytetarë

01.11.2026 14:21

Deri në orën 13 në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar...

Deri në orën 13 në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës sipas pasqyrë  së  Komisionit Shtetëror të  zgjedhjeve,  nga 24 vendvotime, numri i përgjithshëm i votuesve që ushtruan të drejtën e tyre të votës është 4518, ose i shprehur në përqindje 27.81 %. 
 
Sic potencohet në  komunikatë n e KSHZ-së, krahasuar me rrethin e parë të zgjedhjeve që u mbajtën më 18 tetor 2026, dalja është rritur për 7.31 %. Lidhur me mbrojtjen e së drejtës personale të votimit, deri në orën 13:00 ka arritur 1 kundërshtim i cili është miratuar dhe votuesit i është mundësuar të votojë, thotë  kryetarja e Komisionit Zgjedhor, Nedime Sallai.
 
“Të  gjitha vendvotimet janë  hapur në  kohë , nuk ka pasur pengesa. Sa i përket kundërshtimeve, sot është  paraqitur vetm një  kundështim dhe ai është  miratuar. Prej në  mëngjes KSHZ-ja ka vnë  në  funskion linjë n telefonike pa pagesë, për  të  paraqitur ankesat dhe për të drejtën e votës”, deklaroi kryetarja e komisionit zgjedhor komunal Nedime Sallai.
 
Në  rrethi e dytë të  zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarin e ri të komunës Bë rvenicës, qytetarët do të zgjedhin midis dy kandidatëve më të votuar nga rrethi i parë që u mbajt para dy javëve. Të drejtë vote kanë 16.256 qytetarë në 24 vendvotime.
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU