Botë
Parlamenti rumun unanimisht e miratoi ndërtimin e dy qendrave të NATO-s në Bukuresht
23.06.2015 20:15
Parlamenti rumun sot unanimisht e miratoi kërkesën për ndërtimin e dy qendrave të NATO-s në Bukuresht në kuadër të strategjisë së re mbrojtëse të Aleancës në Evropën Lindore...

Presidenti rumun, Klaus Johanis ju bëri thirrje deputetëve që ta miratojnë ndërtimin e qendrave në kontekst të "krizës në Ukrainë dhe veprimeve agresive të Rusisë në rajon".
Kërkesa për ndërtimin e Sektorit integrues të forcave të NATO-s dhe Shtabit multinacional të devizave për drejtimin juglindor u miratua me 283 vota "për" dhe asnjë kundër.
Me to është planifikuar të koordinohen komandat ushtarake në Rumani dhe Bullgarinë fqinje.
Shtabi multinacional do të hapet në vitin 2016 dhe do të punojë me kapacitet deri në vitin 2018.
NATO do të ndërtojë sektore integruese në Poloni, Bullgari, Estoni, Lituani dhe Letoni./mia
