Maqedoni
Kampanjë e EVN Maqedonisë për ngritjen e kulturës së leximit tek të rinjtë
23.06.2015 20:31
Në Institucionin Nacional, Bibloteka Universitare "Shën Cirili i Ohrit", në Manastir...

Në Institucionin Nacional, Bibloteka Universitare "Shën Cirili i Ohrit", në Manastir, EVN Maqedoni hapi biblotekë të re si pjesë e vazhdueshme e projektit për mbështetje të literaturës në Maqedoni dhe për nxitjen e shprehisë së leximit te qytetarët.
Një herë në javë te bibloteka do të organizohen puntori edukative për popullatën e re të grup moshës nga 6 deri në 14 vjeç, të cilën e implementon Asocacioni “Pablik” në bashkëpunim me Organizatën për aktivizëm të qytetarëve FORUM 16 0 Manastir.
Puntoritë do ti vizitojnë grupe të nxënësve nga shkollat fillore "Kole Kaninski", "Shën Cirili dhe Metodij" dhe "Shën Cirili i Ohrit".
"Kjo biblotekë bashkëkohore është e treta me rradhë që po hapet në kuadër të fushatës për rritjen e vetëdijës së leximit tek të rinjtë. Suksesi në këtë projekt na dha nxitje të vazhdojmë më tej dhe ta risim spektrin e aktiviteteve dhe të përfshijmë sa më shumë qytetarë nga grup-mosha të ndryshme. Qëllimi ynë është që të lexohet sepse dëshirojnë, jo sepse duhet”, u shprehë zëdhënësi i EVN Maqedoni Atna Kovaçevski.
"Qasja, zgjedhja dhe literatura e përshtatshme, puna ekipore, nxitje e fantazisë, ndërsa nga ana tjetër dhe hapësirë motivuese me çka mbahen puntoritë është elementi kyç ku popullata e re arrin të ndryshojë percepcionin për lexim. Përshtypja e jonë deri më tani nga puna me nxënësit është se ata janë të hapur për sfida te reja", thotë Aneta Risteska, edukatore dhe koordinatore e puntorive edukative.
Falëndërime deri tek EVN për mbështetjen dhe kënaqësinë për hapjen e biblotekës së re, mu në hapësirat që i shfrytëzoi dhe bibloteka Austriake, u shprehë dhe udhëheqja e biblotekës austriake dhe konsuli i nderuar i Republikës së Austrisë, dr. Valentina Ilieva.
Për edukatoren Vesela Bogdanoviç, njëra nga 50 mësueset më të mira në botë, shkrimin dhe leximin tek publiku i ri është i nevojshëm që të kombinohet me metoda që nënkuptojnë kreatitet dhe lojë, me çka do të arrihen rezultate më të mëdha.
Bibloteka është dizajnuar dhe është punuar nga kompania "Delight", me përvojë "Steelcase", të cilët krijojnë hapësirë shkollore të adaptuara për fëmijët të cilët mësojnë se si të vijnë deri te infomacionin i nevojshëm në vend se të memorojnë të njëjtat./mia
