Botë
Katër shtete evropiane kundër planit të BE-së për emigrantët
23.06.2015 21:06
Katër shtete të Evropës Qendrore kumtuan sot se nuk e pranojnë planin e Bashkimit Evropian për pranimin e një pjese të emigrantëve të cilët kërkojnë azil...

Sllovakia, Çekia, Hungaria dhe Polonia të njohura si Katërshja e Vishegradit e kundërshtojnë sistemin e propozuar për sistemimin e emigrantëve.
Në kumtesë ata thonë se ky plan është i papranueshëm. Ata shfaqin gatishmëri për solidarizim me Italinë dhe Greqinë në lidhje me krizën e emigrantëve, por vetëm në bazë vullnetare.
Kryeministri sllovak, Robert Fico deklaroi sot se po mendohet në qeveri të zbatohet referendum për planin nëse miratohet ai./mia
