Maqedoni

Bërvenicë, Arkin Jahiji fiton me 4.442 vota sipas rezultateve preliminare të KSHZ-së

01.11.2026 21:55

Arkin Jahiji ka fituar raundin e dytë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës....

Arkin Jahiji, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, ka fituar raundin e dytë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Jahiji ka siguruar 4.442 vota, ose 50,36 për qind, ndërsa kundërkandidati i tij nga VMRO-DPMNE, Stojanço Radiçevski, ka marrë 4.177 vota, përkatësisht 47,36 për qind. Diferenca mes dy kandidatëve është 265 vota.

Nga gjithsej 16.256 qytetarë me të drejtë vote, në zgjedhje kanë marrë pjesë 8.820 votues, që paraqet dalje prej 54,29 për qind. Janë regjistruar gjithashtu 201 fletëvotime të pavlefshme.