Maqedoni

Parashikimi i motit

02.11.2026 08:38

Mot kryesisht i vranët me reshje të herëpashershme shiu...

Moti sot do të jetë kryesisht i vranët me reshje të herëpashershme shiu, veçanërisht gjatë pasdites dhe natës. Në nivel lokal, reshjet do të jenë më të dendura, mbi 15 litra për metër katror. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor.
 
Temperatura minimale do të lëvizë nga 6 deri në 11 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 12 deri në 17 gradë Celsius.
 
Në Shkup, moti do të jetë i vranët me reshje të herëpashershme shiu, veçanërisht në fund të ditës dhe gjatë natës. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi verior.