Maqedoni
Konkursi për studentët "Udhëtojmë për në Evropë" është i hapur edhe një javë
23.06.2015 21:28
Konkursi i tetë "Udhëtojmë për në Evropë 2015" për 12 studentë të cilët këtë verë do të udhëtojnë dhe do ta hulumtojnë Evropën...

Konkursi i tetë "Udhëtojmë për në Evropë 2015" për 12 studentë të cilët këtë verë do të udhëtojnë dhe do ta hulumtojnë Evropën është i hapur edhe këtë javë për kandidatët të interesuar. Studentët duhet të jenë në vit të fundit të studimit dhe të kenë dëshirë për të udhëtuar dhe për njohuri të reja.
Studentët të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e ekipit i cili 22 ditë do të udhëtojë nëpër Evropë mund ti dorëzojnë aplikimet e veta deri më 30 qershor.
Të drejtën e aplikimit kanë të gjithë studentët në vit të fundit të studimit ose absolventët, të cilët kanë notë mesatare mbi 8.0 gjatë studimit.
Gjatë selektimit përparësi do të kenë ata studentë të cilët deri më tani nuk kanë pasur mundësinë për ta shëtitur Evropën.
Aplikimi është në formë elektronike, ndërsa formularët dhe të gjitha informacionet rreth projektit janë të kapshme në internet faqen e projektit www.patvoevropa.org.mk, kumtoi Asociacioni qytetar MOST i cili e realizon projektin në bashkëpunim me donator dhe sponsor.
Studentët do të udhëtojnë bashkë deri në Berlin, ku donatori Robert Bosch Stiftung organizon festival më 29 dhe 30 korrik, ndërsa më vonë çdo studentë pavarësisht do ta vazhdojë udhëtimin e vet nëpër Evropë.
"Qëllimi i këtij projekti është që studentët përmes udhëtimit dhe vizitave, në mënyrë të drejtpërdrejt të njoftohen me vlerat demokratike, shprehitë dhe kulturat e vendeve tjera, dhe ti promovojnë dhe ofrojnë ato vlera në Maqedoni. Në të njëjtën kohë studentët do ta promovojnë edhe Maqedoninë", njoftojnë nga MOST.
"Udhëtojmë në Evropë" gjatë tetë viteve të fundit është projekt rajonal, që realizohet edhe në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi dhe në Serbi./mia
