Rajon

Jotova është presidentja e re e Bullgarisë

02.11.2026 10:01

Ilijana Jotova fitoi garën presidenciale në Bullgari dhe u bë gruaja e parë në krye të shtetit....

Ilijana Jotova fitoi garën presidenciale në Bullgari dhe u bë gruaja e parë në krye të shtetit. Në raundin e dytë ajo fitoi kundrejt Andrej Gjyrovit. Zëvendëspresident i ri do të jetë Kiril Vallçev. 

Pas fitores, Jotova i falënderoi votuesit dhe deklaroi se do t’i dëgjojë edhe ata që nuk e kanë mbështetur. 
 
“Do të bëjmë një analizë serioze dhe do t’u përgjigjemi shqetësimeve dhe shpresave të tyre.”, tha Jotova. 
 
Gjyrovi e pranoi humbjen, por theksoi se përgjegjësia politike vazhdon edhe pas zgjedhjeve. 
 
“Pushteti duhet t’u shërbejë qytetarëve bullgarë, e jo vetvetes.”, deklaroi kandidati presidencial Andrej Gjyrov. 
 
Kryeministri Radev e përgëzoi Jotovën dhe vlerësoi se qytetarët kanë zgjedhur paqen, stabilitetin dhe normalitetin. 
 
Edhe presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska-Davkova ia uroi fitoren Ilijana Jotovës. Ajo shprehu bindjen se Bullgaria, gjatë mandatit të Jotovës, do të ketë një rol konstruktiv në rajon dhe në Evropë.