Maqedoni
Më 1 korrik kërkesa elektronike për mbështetje financiare për ekonomi bujqësore
23.06.2015 21:56
Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural më 1 korrik do të publikojë thirrje për shtrimin e kërkesës elektronike...

Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural më 1 korrik do të publikojë thirrje për shtrimin e kërkesës elektronike për financimin e mbështetjes për investime për moderinizimin e ekonomive bujqësore të Programit për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2015.
Për këtë, të gjithë të interesuarit duhet në kohë t'i azhurnojnë të gjitha të dhënat e regjistruara në Regjistrin e vetëm të ekonimve bujqësore.
Azhurnimi i të dhënave mund të bëhet në njësitet rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ku është regjistruar ekonomia bujqësore./mia
