Hendboll – “EURO 2028”, Maqedonia ka nisur përgatitjet për ndeshjen me Luksemburgun

02.11.2026 15:12

Përfaqësuesja e meshkujve të Maqedonisë në hendboll ka vazhduar përgatitjet për ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2028.

 
Përfaqësuesja e meshkujve të Maqedonisë në hendboll ka vazhduar përgatitjet për ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2028. Ndeshjen e parë kuqeverdhët do ta zhvillojnë kundër Luksemburgut, të mërkurën në Shkup, me fillim nga ora 19:00.
 
Kjo ndeshje shënon fillimin e rrugëtimit drejt pjesëmarrjes së dhjetë jubilare të Maqedonisë në kampionatet evropiane të hendbollit. Në këtë cikël të nëntorit, Maqedonia do të luajë edhe në transfertë kundër Greqisë, të dielën. Maqedonia bën pjesë në Grupin 8, ku kundërshtarë ka përfaqësueset e Luksemburgut, Greqisë dhe Suedisë, kombëtaren më të suksesshme në historinë e kampionateve evropiane, me pesë tituj kampioni, një medalje argjendi dhe një bronzi. 
 
Organizatorë të Kampionatit Evropian 2028 janë Zvicra, Portugalia dhe Spanja, të cilat së bashku me kampionen aktuale evropiane, Danimarkën, kanë siguruar pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në këtë garë. Kështu përmes kualifikimeve, pjesëmarrjen në Evropian do ta sigurojnë edhe 20 përfaqësuese të tjera: dy vendet e para nga secili prej tetë grupeve, si dhe katër kombëtaret më të mira që përfundojnë në vendin e tretë.