Seminar për përforcimin e të drejtës si kundërpërgjigje ndaj terrorizmit
Seminar në temën "Përforcimi i sundimit të së drejtës në pajtim me sistemin penal juridik si kundërpërgjigje të terrorizmit" do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Akademisë për Gjykatë dhe Prokurorë Publik "Pavel Shatev", ndërsa në bashkëpunim me Organizatën për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE) - Sektori për shkatërrimin e kërcënimeve ndërkombëtare...

Nisma për mbajtjen e seminarit është e përfaqësuesit të përhershëm në OSBE të Republikës së Maqedonisë në drejtim të implementimit të Strategjisë të Kombeve të Bashkuara për luftë kundër terrorizmit dhe Planit të tyre aksionar.
Seminari është i dedikuar për ekspertët nga institucionet kombëtare me kompetencë në luftën kundër terrorizmit, ndërsa ka për qëllim të kontribuojnë drejtë përforcimit të mëtejmë të mekanizimit penalo-juridik (në pajtim me sundimin e së drejtës) për parandalim efektiv dhe luftë kundër terrorizmit, përmes këmbimit të informacioneve, përvojave dhe procedurave përkatëse dhe praktikave.
Krahas përfaqësuesve të institucioneve kombëtare në rolin e udhëheqësve, në seminar do të marrin pjesë edhe prokuror publik, përfaqësuesve të ministrive kompetente nga vendet anëtare të BE-së dhe SHBA-së, si dhe ekspertë të OKB-së, OSBE-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.
Për aktualitetin e temave dhe nevojën nga përfaqësimi i përbashkët i koordinuar në luftën kundër terrorizmit në nivel kombëtar, rajonal dhe global do të flasin përfaqësuesit i përhershëm i Republikës së Maqedonisë në OSBE-së, OKB dhe organizatat tjera ndërkombëtare me seli në Vjenë, ambasadori Kire Iliovski , ambasadorja Mariane Berec, ushtruesi i detyrës shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, drejtoresha e Akademisë për Gjykatë dhe Prokurorë Publik "Pavel Shatev " Aneta Aranudovska dhe Majkëll Kigan nga Departamnetii shtetit të SHBA-së.
