Tenis – Lista ATP, Zverev zyrtarisht tenisti më i mirë në botë

02.11.2026 15:16

Gjermani Alexander Zverev ka marrë zyrtarisht vendin e parë në renditjen botërore të tenisit, duke zbritur nga froni italianin Jannik Sinner....

Gjermani Alexander Zverev ka marrë zyrtarisht vendin e parë në renditjen botërore të tenisit, duke zbritur nga froni italianin Jannik Sinner. Zverev kryeson listën ATP me 9.550 pikë, ndërsa Sinner ka rënë në pozitën e dytë me 9.450 pikë. 
 
Për Zverevin, kjo është hera e parë në karrierë që bëhet tenisti numër një në botë. Ai është lojtari i 30-të në histori që arrin në krye të renditjes ATP dhe njëkohësisht tenisti i dytë gjerman që e realizon këtë sukses, pas Boris Beckerit në vitin 1991. 
 
Spanjolli Carlos Alcaraz vazhdon të mbajë vendin e tretë me 6.100 pikë. Pas tij renditen amerikani Ben Shelton, rusi Daniil Medvedev dhe italiani Flavio Cobolli. 
 
Sipas të dhënave të Shoqatës së Tenistëve Profesionistë (ATP), tashmë në mesin e tenistëve aktivë që kanë qenë numri një në botë janë pesë emra: Zverev, Sinner, Alcaraz, Medvedev dhe Djokovic.