Premier League – Arsenali triumfon në Anfield pas 14 vitesh

02.11.2026 15:17

Arsenali triumfoi në transfertë ndaj Liverpoolit me rezultatin 1:0...

Në derbin e javës së nëntë të kampionatit anglez të futbollit, Arsenali triumfoi në transfertë ndaj Liverpoolit me rezultatin 1:0, duke regjistruar fitoren e parë në kampionat në stadiumin “Anfield” pas plot 14 vitesh. S
kuadra londineze kaloi në epërsi në minutën e 16-të, me golin e shënuar nga Kai Havertz. Interesant është fakti se Liverpooli gjatë ndeshjes realizoi 17 goditje drejt portës, por asnjëra prej tyre nuk përfundoi në kuadratin e portës kundërshtare. 
 
Arsenali kishte fituar për herë të fundit në stadiumin e Liverpoolit në shtator të vitit 2012, me rezultatin 2:0. Që atëherë, Liverpooli kishte regjistruar tetë fitore, ndërsa pesë ndeshje kishin përfunduar në barazim. Me këtë fitore, Arsenali mori kreun e tabelës me 24 pikë. 
 
Manchester City renditet i dyti me 21 pikë, ndërsa Brighton është i treti me 19 pikë. Pas tyre vijnë Chelsea me 16 pikë dhe Liverpooli me 15 pikë.