Hendboll – Superliga e Maqedonisë, Vardari fiton derbin e parë të madh të sezonit
02.11.2026 15:19
Vardari vazhdon të jetë perfekt në Superligën e Maqedonisë në hendboll për meshkuj...

Vardari vazhdon të jetë perfekt në Superligën e Maqedonisë në hendboll për meshkuj. Skuadra shkupjane mbrëmë, para tifozëve të saj, fitoi derbin e madh kundër rivalit të përbetuar, Eurofarm Pelisterit.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të, e zhvilluar në Qendrën Sportive “Jane Sandanski”, përpara tribunave të mbushura plot, Vardari triumfoi me rezultatin bindës 31:23. Me këtë fitore, Vardari konfirmoi edhe një herë dominimin në këtë pjesë të sezonit dhe dërgoi një mesazh të qartë për rivalët në garën kampionale.
Në radhët e Vardarit më efikasit ishin Ljevar me 7 gola, Da Silva me 6 dhe Faduil me 4 gola. Ndërsa te Eurofarm Pelisteri, më i dalluari ishte Filip Kuzmanovski me 9 gola, kurse Peshevski realizoi 4.
