Banka ALTA ShA Manastir nga 2 nëntori nuk do të punojë me klientë

02.11.2026 17:40

Banka ALTA ShA Manastir ka bërë të ditur se prej 2 nëntorit nuk do të punojnë me klientët....

Banka ALTA ShA Manastir ka bërë të ditur se prej 2 nëntorit nuk do të punojnë me klientët. 
 
“Të nderuar klientë, Ju informojmë se nga data 2 nëntor 2026 (e hënë), degët e Bankës ALTA ShA Manastir përkohësisht nuk do të punojnë me klientët, deri në një njoftim të ri.”, thuhet në njoftimin e Bankës ALTA. 
 
Qytetarët të shqetësuar për paratë e tyre
 
Por, megjithatë shumë qytetarë të shqetësuar presin para kësaj banke në Manastir për të tërhequr paratë e tyre. Ata nuk pajtohen me kufizimin që të shpenzojnë vetëm 10 mijë denarë në javë. Kërkojnë që t’u mundësohet tërheqja e të gjitha parave të tyre. Po ashtu ka qytetarë që nuk mund të tërheqin para nga bankomati, prandaj kërkojnë që të punojnë sportelet. 
 
“Nga sporteli, sepse nga bankomati nuk di të tërheq. Më duhen të gjitha paratë, sepse unë jam pensionist, duhet ta marr pensionin. Nga pensioni jetoj, nuk mundem të blej asgjë, nuk mund t’i paguaj faturat.”, - tha një qytetar.
 
“Katër nga dhjetë, dyzet. A të paguajë energjinë elektrike, a duhet të paguaj për nxënës apo në fakultet dikush shkon.”, - tha një qytetar tjetër.
 
“Kur do të paguhen? Unë duhet të jetoj nga ato para.”, - u shpreh një qytetar. 
 
Përderisa banka ka njoftuar kufizimet e tërheqjes deri në 10 mijë denarë në javë për qytetarët dhe ndërprerjen e punës me klientë, qytetarët që kanë kredi duhet të vazhdojnë t'i shlyejnë rregullisht detyrimet. Bordi Ekzekutiv i Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, më 1 nëntor, mori vendim për vendosjen e administrimit në Bankën Alta ShA Manastir. Siç është bërë e ditur, masa është e përkohshme dhe vendoset me qëllim të mbrojtjes së pasurisë së bankës dhe mjeteve të qytetarëve.
 
FITORE NAGAVCI