Debat "Kriza politike dhe e sigurisë në RM, qasje strategjike për zgjidhje sistemore"

24.06.2015 10:05

"Kriza politike dhe e sigurisë në Republikën e Maqedonisë, qasjet strategjike për zgjidhjet sistemore", është titulluar debati shkencor i cili sot do të mbahet në Shtëpinë e ARM-së në Shkup, në organizim të Fakultetit të Sigurisë-Shkup...

Debati mbahet në suaza të serisë së diskutimeve të organizuara nga Fakulteti i Sigurisë me qëllim që të përmirësohet qeverisja e vlerave juridike dhe demokratike në vendin tonë.

Ashtu siç është paralajmëruar në debatin shkencor do të mbajnë fjalim prof. dr. Miodrag Laboviq, prof.dr. Tome Batkovski, prof.dr. Zhidas Daskallovski, prof.dr. Rizvan Sulejmani, doc.dr. Vlladimir Bozhinovski.

Në tryezën e rrumbullakët të ftuar janë edhe shkencëtarë dhe ekspertë nga kjo fushë, si dhe analistë politik të cilët e formojnë mendimin publik në Republikën e Maqedonisë,  të diskutojnë me temën "Si të zgjidhet kriza politike aktuale".