Maqedoni
Mickoski në takim pune me drejtorin e Deutsche Telekom
02.11.2026 16:45
Kryeministri Hristijan Mickoski, sot, së bashku me delegacionin qeveritar...

Kryeministri Hristijan Mickoski, sot, së bashku me delegacionin qeveritar, realizuan një takim pune me Timotheus Höttges, drejtor ekzekutiv i Deutsche Telekom dhe Dominique Leroy, anëtare e Bordit Drejtues të Deutsche Telekom, drejtor i përgjithshëm ekzekutiv për Evropën.
Siç bëhet e ditur nga Qeveria, në takim u shqyrtuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dhe investimeve në drejtim të transformimit digjital dhe ardhmërisë së Maqedonisë, përmes investimeve në fushën e teknikave bashkëkohore në mjekësi dhe inxhinieri, zhvillimit në fushën e komunikimit, zhvillimit të inteligjencës artificiale, sigurisë kibernetike bashkëkohore, si dhe planeve dhe ambicieve për zhvillimin e qytetit të mençur, qytetit të sigurt dhe shtetit të sigurt.
Në kuadër të bisedimeve u shkëmbyen gjithashtu mendime për konkurrueshmërinë evropiane, sigurinë dhe sovranitetin digjital si prioritet strategjik për Evropën, si dhe për kapacitetet në fushën e teknologjive “cloud”, inteligjencës artificiale, inteligjencës artificiale industriale dhe sigurisë kibernetike, si bazë për qëndrueshmërinë dhe konkurrueshmërinë digjitale.
Takimi paraqet një mundësi për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me një nga kompanitë kryesore evropiane të telekomunikacionit, me qëllim të shfrytëzimit të zgjidhjeve bashkëkohore teknologjike dhe hapjes së perspektivave të reja për të ardhmen digjitale të shtetit, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
