Beograd, u arrestua pronari i Bankës ALTA, Davor Macura
02.11.2026 17:39
Në Serbi është arrestuar pronari i Bankës ALTA, Davor Macura...

Në Serbi është arrestuar pronari i Bankës ALTA, Davor Macura, i cili dyshohet se ka nxjerrë jashtë vendit 383 milionë euro.
Përveç Mucuras janë arrestuar edhe dy bashkëpunëtorë të tij, ndërsa tre të arrestuarve u është shqiptuar paraburgim prej 48 orësh.
Arrestimi i Macuras vjen pas vendimit të Bankës Popullore të Serbisë për t’ia hequr licencën e punës Bankës ALTA ShA Beograd, kompani e cila është edhe aksionari më i madh i personit juridik të veçantë, Banka ALTA ShA Manastir.
Macura së fundmi kishte investuar edhe në kompaninë e sigurimeve nga Manastiri, ZOIL Maqedoni.
