Ministri i jashtëm grek Kozias për vizitë në Maqedoni

24.06.2015 11:59

¬Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Maqeodnisë Nikolla Poposki, për vizitë njëditore pune në Shkup po qëndron ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë Nikos Kozias...

 
Përveç takimit Popovski-Kozias, gjatë vizitës, ministri i jahstëm grek Kozias do të pritet edhe nga ana e presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov, Kryeminsitri Nikolla Gruevski, si dhe nga zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane Fatmir Besimi.
 
Kozias në Shkup gjithashtu do të takohet edhe me liderin e LSDM-së Zoran Zaev, atë të BDI-së Ali Ahmeti dhe liderin e PDSH-së Menduh Thaçi.