Debat "Sfida të hapura të aktiviteteve inovative të kompanive në RM"

24.06.2015 10:02

Lidhja e odave ekonomike të Maqedonisë (LOE) dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) sot organizojnë tryezë të rrumbullakët me temën "Sfida të hapura të aktiviteteve inovative të kompanive në Republikën e Maqedonisë"...

Në tryezën e rrumbullakët do të mbajnë fjalim zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Vlladimir Peshevski, ndërsa do ta hapë akademiku Lupço Kocarev, nënkryetar i ASHAM. Ashtu siç është paralajmëruar fjalim me temën "Vlera e hulumtimit dhe zhvillimit(R&D)dhe të inovacioneve për dinamikë dhe cilësi të rritjes ekonomike  dhe zhvillim - rasti i Republikës së Maqedonisë" do të ketë edhe akademiku Taki Fiti, udhëheqës i Qendrës për hulumtime strategjike pranë ASHAM, përderisa kryetarja e LOE-së Danella Arsovska do të mbajë fjalim me temën "Aspektet thelbësore të aktiviteteve inovative në sektorin e biznesit të Republikës së Maqedonisë".

Pas fjalimeve hyrëse të ngjarjes do të debatojnë kryetarët e odave sektoriale në suaza të LOE-së dhe anëtarët e Bordit drejtues, akademikët e ASHAM, është paralajmëruar edhe fjalim i Jasmina Popovska, drejtore e Fondit për inovacione.

Nga debati pritet të nxiren përfundimet pozitive në drejtim të implementimit sa më të madh dhe më të suksesshëm të inovacioneve që është kyçe për një biznes të mund t'i përparojë proceset e tij, të ofrojë prodhime të reja dhe të përmirësuara dhe shërbime në treg, si dhe ta rrit efikasitetin e saj dhe profitabilitetin.

Debati mes bashkësisë akademike dhe sektorit privat, është rezultat i Memorandumit të nënshkruar për bashkëpunim mes LOE-së dhe ASHAM në muajin prill të këtij viti. Partneriteti mes të dy institucioneve  në kushte të rritjes të shtypjes ekonomike nga konkurenca global është nga vlera vendimtare për ballafaqim me sfidat bashkëkohore në drejtim të përparimit të hulumtimit, inovacioneve dhe zhvillimit teknologjik.