Hendboll

Hendboll – EURO 2028, Maqedonia – Luksemburgu të mërkurën në TVM

03.11.2026 16:15

Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll për meshkuj, në përbërje complete...

Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll për meshkuj, në përbërje complete është duke u përgatitur për dy ndeshjet e radhës eliminatore të vlefshme për “Euro 2028”.  Trajneri Llazarov, në disponim i ka të gjithë hendbollistë e ftuar. Kundërshtar të parë në dritaren e nëntorit, hendbollistët do të kenë Luksemburgun, ndërsa në ndeshjen e dytë në transfertë do të përballen me fqinjin jugor Greqinë.
 
Stafi teknik është përfaqëndruar tek ndeshja e parë me Luksemburgun, e cila drejtohet nga legjenda e këtij sporti Didie Dinar. Ndërsa në ekipin përfaqësues të Maqedonisë, në ndeshjen e nesërme do debutojë Dmitro Goriga. Ukrainasi kohë më parë mori të drejtë nga IHF-I, për të luajtur me Maqedoninë. 
 
Në përbërje të grupit përpos këtyre dy përfaqësueseve janë edhe Greqia dhe Suedia Ndeshja Maqedonia – Luksemburgu, luhet të mërkurën në Shkup, në palestrën “Boris Trajkovski” dhe të njëjtën nga ora 19:00, do të mund ta ndiqni në transmetim direkt në TVM. 
 
SAFET ADEMI