Futboll
Liga e Kombeve, Sedlloski publikon listën për ndeshjet e fundit
03.11.2026 16:33
Përfaqësuesen e Maqedonisë në muajin nëntor e presin dy përballje...

Përfaqësuesen e Maqedonisë në muajin nëntor e presin dy përballje: kundër Skocisë në Glasgoë, në stadiumin “Hampden Park”, më 13 nëntor dhe kundër Sllovenisë në Shkup, më 16 nëntor.
Me këto dy ndeshje do të përmbyllet gara në grupin B1 të Ligës së Kombeve. Përzgjedhësi Sedlloski ka dërguar 26 ftesa, për këtë grumbullim dhe listën e arsyetoi në konferencën për media të mbajtur sot në Shkup. Në listën e tij janë rikthyer – Imran Fetai dhe Nikolla Serafimov. Mungojnë Zajkov dhe Miovski. Ky i dyti luan në skoci tek Renxhersi dhe në vent të tij është ftuar Marko Gjorgjioski i Shkëndijës.
“E dimë se për cfarë përfaqësuese bëhet fjalë. Duhet ti përmirësojmë ato gabimet që i kishim këtu me Skocinë. Ne duhet të përmirësohemi edhe në atë segmentin që unë e kërkoj nga futbollistët. Këto rezultate që janë pas ndesh duhet ti harrojmë, futemi në këto dy ndeshje për ti zhvilluar. Kjo listë të cilëm e kam publikuar janë futbollist të cilët luajnë në ekipet e tyre.”, tha Goce Sedlloski, trajner i Maqedonisë.
Gjat takimit me gazetarë Sedlloski, tha se ka përfunduar era, kur në përfaqësuese ftoheshin futbollist të cilët nuk kanë minutaz të mjaftuehsëm loje në ekipet e tyre dhe në Shkup, kan ardhur sa për tu parë me familjet dhe të afirmit e tyre de për të pirë kafe me miqt. Përfaqësuesja do të grumbullohet më 9 nëntor në Shkup.
Në katër ndeshjet e para, Maqedonia, nuk ka regjistruar asnjë fitore, po ashtu ajo nuk ka shënuar asnjë gol dhe ka pranuar 10 sosh. Në krye të tabelës renditet Zvicra me 12 pikë, Sllovenia ka shtatë pikë, Skocia tri pikë, ndërsa Maqedonia nuk ka arritur të grumbullojë asnjë pikë.
Lista e gjerë e futbollistëve për ndeshjet kundër Skocisë dhe Sllovenisë.
Portier: Stole Dimitrievski (Valencia, Spanjë), Damjan Shishkovski (Borac Banja Luka, BeH), Davor Taleski (Vardar);
Mbrojtës: Nikola Serafimov (Levski, Bullgari), Anes Meljiçi (Shkëndija), Visar Musliu (Sint-Truiden, Belgjikë), Mario Mladenovski (Varazhdin, Kroaci), Bojan Ilievski (Tirana, Shqipëri), Stefan Despotovski (OFK Beograd, Serbi), Sebastian Herrera (Borac Banja Luka, BiH), Ezgjan Alioski (Lugano, Zvicër), Imran Fetai (Dinamo Bukuresht, Rumani);
Mesfushor: Jani Atanasov (Aktobe, Kazakistan), Agon Elezi (Sarajevo, BiH), Boban Nikolov (Vardar), Luka Stankovski (Kolos Kovalivka, Ukrainë), Elif Elmas (Atalanta, Itali), Enis Bardi (Konyaspor, Turqi), Matej Gashtarov (Crvena Zvezda, Serbi), Ljupçe Dorev (Sogdiana, Uzbekistan), Darko Çurlinov (Pogon Szczecin, Poloni), Dimitar Mitrovski (Olimpija Ljubljana, Slloveni);
Sulmues: Elmin Rastoder (Panathinaikos, Greqi), Marko Gjorgjievski (Shkëndija), Azer Omeragiq (Vardar), Hristijan Maleski (Struga Trim Lum);
Safet Ademi
