Futboll

Liga e Kombeve, Maqedonia mëson kundërshtaret e Ligës C

03.11.2026 16:51

Në shortin e sotëm të hedhur në Nion, Përfaqësuesja A e Maqedonisë në konkurrencën e femrave..

Në shortin e sotëm të hedhur në Nion, Përfaqësuesja A e Maqedonisë në konkurrencën e femrave mësoi kundërshtaret në edicionin e ri të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Përfaqësuesja jonë do të garojë në Ligën C, ku kundërshtare do të ketë përfaqësueset e Izraelit, Ishujve Faroe dhe Andorrës. në Ligën C garojnë përfaqësueset të cilat, bazuar në renditjen në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2027, u pozicionuan në nivelin e tretë të futbollit evropian për përfaqësuese.
 
Fitueset e gjashtë grupeve në Ligën C do të sigurojnë promovimin e drejtpërdrejtë në Ligën B, ndërsa dy përfaqësueset e renditura më mirë në vendin e dytë do të kenë mundësinë që përmes ndeshjeve të play-off-it të luftojnë për ngjitje në një nivel më të lartë. 
 
Po ashtu edhe përfaqësuesja e shqiptare i ka mësuar kundërshtarët për “UEFA Ëomen’s Nations League 2027”. Shqipëria do të jetë në Grupin 1 së bashku me Belgjikën, Rumaninë dhe Serbinë. 
 
Ndërkohë edhe përfaqësuesja  e Kosovës, ka mësuar kundërshtarët që po ashtu është në Ligën B. Kosova do të jetë në Grupin 4 të Ligës B së bashku me Slloveninë, Turqinë dhe Hungarinë. 
 
Ndeshjet e fazës së grupeve do të zhvillohen në tri periudha: 23 shkurt – 6 mars 2027 pastaj 13 – 24 prill 2027 si dhe 7 – 15 qershor 2027. 
 
SAFET ADEMI