Futboll

Futboll, Seferi dhuron spektakël në Turqi

03.11.2026 17:09

Turqia është kthyer në një “oaz” për futbollistët shqiptar, ku pjesa e tyre më e madhe...

Turqia është kthyer në një “oaz” për futbollistët shqiptar, ku pjesa e tyre më e madhe janë kthyer në protagonistë absolut. Në Ligën e Parë turke vijon beteja në distancë ndërmjet  dy sulmuesve shqiptar Rey Manaj dhe Taulant Seferit për të fituar “këpucën e artë” ose golashënuesit më të mirë. 
 
Dy “bomberat” kuqezi po zhvillojnë një super sezon, ku këtë radhë, në javën e 13-të, ishte Seferi ai i cili dhuroi një paraqitje fantastike me gol dhe assist. 6 minuta lojë i mjaftuan sulmuesi kumanovar, për të dhënë një assist të pastër që i hapi rrugë suksesit 6-0 që ekipi i tij Kayserispor arriti përballë Muglaspor. Seferi nuk u mjaftuan vetëm me këtë assist, por në minutën e 78-të realizoi një super gol, me një goditje perfekte në kufijtë e zonës së rreptësisë duke dërguar topin në trekëndësh. 
 
Ky ishte goli i tij i 10-të sezonal në 13 javë, plus 2 assiste. Seferi renditet në vendin e dytë në listën e golashënuesve më të mirë, 1 gol me shumë se Rey Manaj. Nuk mungoi as goli I sulmuesit të dytë shqiptar në këtë sfidë. Sulmuesi kosovar Florent Hasani, shënoi në minutën e 88 për rezultatin final në 6-0. 
 
SAFET ADEMI