Basketboll

Oklahoma i gëzohet fitores së pestë, Lakersat e mundën Majemin

03.11.2026 18:03

Luka Donçić, vazhdon me paraqitjet e tija të shkëlqyeshme në fillimin e këtij sezoni të NBA-së...

Basketbollisti slloven  në fitoren e L.A Lakers kundër Miami Heat me 138:117, shënoi 42 pikë dhe pati 13 asistime. Për  Donçiç ishte kjo ndeshja e katërt nga pesë të fundit në të cilën shënon 40 e më shum pikë. Lakers-ët, me këtë fitore erdhën në përpjestimin 6:2 në fitore. Heat  kështu turneun si mysafir prej pesë ndeshjeve në bregun perëndimor pësoi po aq humbje.
 
Në ndeshjet e tjera - Basketbollistët e Oklahoma Cityt fituan sot në transfertë kundër Clevelandit me rezultat 117:112, duke regjistruar fitoren e pestë në po aq ndeshje në fillim të sezonit të ri në NBA. Shai Gilgeous-Alexander ishte më meritori për fitoren e Oklahomës, pasi realizoi 43 pikë, por edhe shënoi treshen vendimtare 32.6 sekonda para fundit të ndeshjes.
 
Kjo ishte humbja e parë e Cleveland Cavaliers në shtëpi këtë sezon, pas katër ndeshjeve të zhvilluara para tifozëve të vet. Kampionët New York Knicks mposhtën Brooklynin me rezultat 103:90, duke regjistruar fitoren e 15-të radhazi kundër rivalit të tyre të qytetit. San Antonio regjistroi fitoren e pestë radhazi, pasi në shtëpi mposhti Utah Jazz me rezultat 119:97. Detroit, në transfertë, ishte më i mirë se Charlotte me rezultat 124:91, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi. Sacramento shënoi fitoren e parë të sezonit, pasi triumfoi kundër Dallasit me rezultat 115:100.  
 
SAFET ADEMI